+389 76 404 201
BallinaProdukteBebe dhe FëmijëMbrojtëse veshëshBubzee Mbrojtëse veshësh (Reduktues zhurme) për bebe 0-3 vjeç
Bubzee Mbrojtëse veshësh (Reduktues zhurme) për bebe 0-3 vjeç
Banz

Bubzee Mbrojtëse veshësh (Reduktues zhurme) për bebe 0-3 vjeç

2,250 den.

Ngjyra

Mosha

Zgjidhni opsionet për të parë disponueshmërinë
1

Kategoria: Mbrojtëse veshësh

Brendi: Banz

Përshkrim

Mbrojtëset e veshëve BANZ ofrojnë mbrojtjen më të mirë të dëgjimit për bebet dhe fëmijët tuaj, duke i zbutur tonet e larta dhe zhurmën e fortë deri në një nivel të sigurt për veshin, por pa i izoluar tonet e qeta, që bebi/fëmija të mund të dëgjojë zërat e prindërve dhe tingujt e ambientit, e kështu të ndihet i sigurt. Sigurojini bebit mbrojtje të dëgjimit dhe parandaloni dëmtimin e përhershëm të shkaktuar nga zhurma.
Mbrojtëset e veshëve janë të përsosura për të gjitha aktivitetet e zhurmshme, si:

  • Për një ngjarje me shumë zhurmë. Si dasma, festa, festivale, koncerte, karnavale, argëtime, ngjarje sportive ose gara motorike.
  • Kur shkoni në udhëtim së bashku me bebin/fëmijën tuaj
  • Kur ta çoni fëmijën tuaj jashtë në natën e Vitit të Ri ose në një treg krishtlindjesh.
  • Kur bëni rinovime në banesën, shtëpinë ose kopshtin tuaj dhe krijohet shumë zhurmë, si shpimi, rrënimi ose prerja e barit.
  • Kur një vëlla ose motër ka koncert, shfaqje apo ngjarje sportive, mendoni edhe për veshët e vëllait apo motrës tjetër dhe të pjesës tjetër të familjes.

Karakteristikat

  • Dizajn mbi vesh
  • Siguron mbrojtje të dëgjimit nga zhurma e fortë dhe zërat e pakëndshëm
  •  Kupa të prodhuara posaçërisht për veshë të vegjël për mbrojtje
  •  Rrethi i kokës dhe kupat e veshëve të veshura me jastëk të butë që ofrojnë rehati
  •  Shtrëngim i ulët i rripit të kokës për të shmangur "presionin mbi kokë"
  •  Të lehta dhe të transportueshme për përdorim të përditshëm
  •  Të testuara, kështu që plotësojnë standardet amerikane, evropiane dhe australiane të sigurisë
  •  Mosha: nga 0-3 vjeç

Informacion dhe kujdes

Lani me dorë ose fshini mbrojtëset e veshëve me një leckë të lagësht me ujë dhe sapun.
Shmangni lagien e brendësisë së kupës dhe shkumës

 

antifoni , Antifon , prigusuvac na bucava , slusalki za bucava